Limaj

Limaj: Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar sot me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj. Ai ka thënë se dy dekada me parë, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. “Sot kujtojmë me pietet të lartë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj. Dy dekada më parë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj ranë heroikisht në betejën e Maznikut, në një betejë të paparë deri atëherë. Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …