Kosnett dhe Scott një zëri thonë se mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb i papranueshëm, historia nuk zhbëhet

Kosnett dhe Scott thonë se mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb është i papranueshëm sepse historia nuk zhbëhet

Mohimi i krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë, ka shkaktuar reagime të shumta si nga akterë vendorë por edhe ndërkombëtarë. Derisa Haradinaj ka shkarkuar dy zyrtarë serb nga pozitat e tyre që mbanin në institucionet e Kosovës për shkak të deklaratave të tyre kundrejt asaj që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Në reagimin e ambasadës ndër të tjera është bërë thirrje që udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha komunitetet të përmbahen nga retorikat nxitëse. Sipas tij përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e luftës, është jetik për një të ardhme paqësore. Ndërkohë këtij reagimi të Kosnett, i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. “Pavarësisht nga të gjitha dhimbjet që ajo po shkakton, historia nuk mund të zhbëhet, por nëse i qasemi me guxim, ajo nuk duhet të përsëritet.” – Maya Angelou”, ka shkruar Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …