leoni

Jashari: Me krenari për trimërinë e tij në luftën e UÇK-së, dhe sakrificën për liri sot kujtojmë dëshmorin, Driton Veliu

Jashari: Me krenari për trimërinë e tij në luftën e UÇK-së, dhe sakrificën për liri sot kujtojmë dëshmorin, Driton Veliu

Kryetari i komunës. së Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Driton Veliu, në përvejtorin e 20-të të rënies së tij në altarin e lirisë. “Me krenari për trimërinë e tij në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe sakrificën për lirinë e atdheut, sot kujtojmë dëshmorin e kombit, Driton Veliu, në përvejtorin e 20-të të rënies së tij në altarin e lirisë. Me këtë rast, janë bërë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, nga nënkryetari i Komunës Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit Bekim Haxhiu, familjarët, bashkëluftetarët e dëshmorit, qytetarët, drejtorët komunal dhe asamblistë, për t’iu shprehur mirënjohje të thellë Driton Veliut dhe trimave të tjerë dëshmorë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …