Sot në Kukës është promovuar libri monografik kushtuar dëshmorit të kombit Selver Bajram Maqkaj

Sot në Kukës është promovuar libri monografik kushtuar dëshmorit të kombit Selver Bajram Maqkaj

Bashkia Kukës, Qendra Kulturore “Hasan Prishtina” sot i ka hapur dyert e mikpritjes me promovimin e librit me monografi kushtuar dëshmorit të kombit Selver Bajram Maqkaj. Pas intonimit të himnit kombëtar, në mënyrë kronologjike u paraqit para të pranishmeve biografia e dëshmorit Selver Maçkaj, duke iu referuar librit “Monografisë Selver Maqkaj – Dëshmor i kombit“, të autorës bashkëshortes së dëshmorit, Xhyhere Vezaj Maçkaj. Pastaj u lexuan pjesë nga libri në fjalë.

Redaktorja e librit Mevlude Saraçi, tregoi se është ndarë kjo datë të bëhet përurimi sepse është kjo datë e para 20 viteve kur dëshmori Selver ishte ardhur në Kukës. Ajo lartësoi me të drejtë figurën e dëshmorit Selver Maçkaj dhe të tjerëve. Jeta e tyre i tejkaloi përmasat individuale dhe familjare. Ata dhuruan krenari dhe frymëzim. Jeta e tij ishte e mbushur me përplot sakrificë, ai dha më të shtrenjtën, jetën dhe erdhi nga Italia, kur atdheu e thirri.

Habib Zogaj gazetar lufte në radion Kosova e Lirë tani drejtor i Radio Malishevës solli para të pranishmeve dy tre raste të rënda të luftës. Shokët që na ranë afër ishin madhështore. Këtë monografi e dallon fakti se qifti Mackaj është se njëri bënë historinë e tjetri shkruan histori tha ndër të tjera drejtori i radio Malishevës z. Habib Zogaj.

Vëllai i dëshmorit Selver Maçkaj me shumë emocion kujtoi 20 vjetorin e ardhjes në Kukës, dhe i falënderoi të pranishmit për ardhjen. Manifestimi u përmbyll me një recital të prof Rizah Vata.

Sot në Kukës është promovuar libri monografik kushtuar dëshmorit të kombit Selver Bajram Maqkaj

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu – Shoshi, reagoi kundër korrupsionit në Qeverinë e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar me shqetësim pas publikimit të raporteve …