Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Veseli inkurajon qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën e Tokës, ka mbjellë një fidan duke u bërë kështu pjesë e fushatës “Mbjell një pemë”. Kryekuvendari ka zgjedhur që pishën ta mbjellë në Kovragë të Istogut duke thënë se ky është “vendi i njerëzve punëtor dhe me natyrë të jashtëzakonshme”. Veseli ka sfiduar në këtë fushatë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili. “Në Ditën e Tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili”, ka shkruar Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …