Protestuesit e identifikuar si “Xhaketat e Verdha” në Francë, kanë ndezur zjarre përgjatë marshit në Paris

Protestuesit e identifikuar si “Xhaketat e Verdha” në Francë, kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit në Paris, për të dërguar mesazhin tek presidenti Emmanuel Macron se rindërtimi i katedrales Notre Dame, nuk është problemi i vetëm që Franca duhet ta zgjidhë. Sikur uniformat që mbajnë protestuesit për të rënë në sy, zjarret simbolike raportohet se janë bërë për të tërhequr vëmendjen e presidentit nën moton “Më shiko edhe mua – edhe unë kam nevojë për ndihmë”. Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të vënë nën kontrollë situatën. Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha. Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, pensionistin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …