Daut Haradinaj: Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit

Daut Haradinaj: Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit

Sot është shënuar dita e themelimit të Akademisë Ushtarake të UÇK-së në Aqarevë 22 vite me parë. Këtë ngjarje e ka kujtuar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Ai ka thënë se aty u mblodhën elita e UÇK-së dhe e shpallen Akademinë Ushtarake. “Sot shënohet dita e Akademisë Ushtarake e cila filloi në Aqarevën e burrave të mëdhenj të kombit tonë para 22 vitesh. Aty u mblodhën elita e UÇK-së dhe e shpallen Akademinë Ushtarake. Heronjtë tonë: Fehmiu, Shabani, Syla, Ilazi, Abeja e shumë tjerë po i jepnin formë përpjekjeve tona. Sot në këtë frymë po rriten brezat e rinj të Ushtrisë më të re në Evropë, krah ushtrive më të avancuara në botë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …