leoni

Në Han të Elezit u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët: Feriz Guri dhe Xhevdet Guri

Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me komunën e Kaçanikut organizuan akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve:  Feriz dhe Xhevdet Guri. Aktivitetet përkujtimore filluan me nderime te Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik të Vjetër për të vazhduar në fshatin Gorancë aty ku dhe ranë dëshmorët Feriz dhe Xhevdet Guri.

Në shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”, Akademinë përkujtimore e hapi Kryetari i Komunës Rufki Suma duke përshëndetur familjet dëshmorëve te Kombit, Feriz Guri dhe Xhevdet Guri, kryetarin e komunës se Kaçanikut Besim Ilazi, përfaqësues ë shoqatave te dala nga lufta e UÇK-së Ish ushtarë e invalid te UÇK-së, e të pranishmit e tjerë tha se me prezencën tuaj nderoni gjakun e derdhur te dëshmove, nderoni luftën e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës e ne veçanti sot nderoni familjet e dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri.

Shqiptarët gjatë tërë historisë nga pushtuesi kriminal serb përjetoi maltretime, dhunë, masakra, dhunime, luftë e deri tek dëbimi masiv nga shtëpitë e tyre siç ishte viti 1999, por ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës e formuar ne Drenicën heroike ne krye me komandantin legjendar Adem Jashari, ajo e cila i doli ne ballë forcave kriminale serbe.

Lufta e UÇK-së u përhap me te madhe ne tërë territorin e Kosovës dhe si luftë drejtë që ishte dhe gjenocidi qe zhvillohej kundër popullatës shqiptare te Kosovës bëri që të bashkohen edhe forcat ushtarake te vendeve te NATO-s të cilat bombarduan për rreth dy muaj caqet ushtarake serbe ne Kosovë e Serbi.

Pushtuesi serb në pamundësi ti del ne ballë ushtarëve te lirisë, dhe sulmeve te NATO-s, ku pikërisht me 22 prill te vitit 1999 bombardoi pozicionet e ushtrisë serbe ne magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ne vendin e quajtur Kashan, minoi zonën kufitare me Maqedoni, me ç’ rast në rrugë për tu furnizuar me armatim, pikërisht në kufirin Kosovë-Maqedoni, në fshatin Gorancë, bien ne mina dhe ranë për te mos vdekur kurrë dëshmorët Feriz dhe Xhevdet Guri tha Kryetari i Komunës Rufki Suma.

Nga një fjalë rasti për të nderuar veprën e dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri  folën edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, pastaj Nusret Pllana, Hajrush Kurtaj, si dhe Rafiz Haliti.

Në emër të familjarëve Feriz e Xhevdet Guri të pranishmit i falënderoi Kjani Guri.

Akademia përkujtimore ishte rast që Komuna e Hanit të Elezit të nderoi me mirënjohje Feriz e Xhevdet Guri.

Për kontributin e dhënë në rehabilitimin e rrugës nga fshati Gorancë deri të pllaka përkujtimore emër të familjarëve Feriz e Xhevdet Guri u nderua, Refik Luri, pronar i Kompanisë Luri dhe për kontributin e vazhdueshëm në përkujtim të Dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri u nderua me Mirënjohje Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ndërsa për përkujdesje të vazhdueshme të pllakës përkujtimore të Dëshmorëve u nderua Fshati Gorancë.

Akademia përkujtimore u mbyll me recitale e program muzikorë të performuar nga solisti Milaim Mezini dhe anëtarët e SHKA”Sharri” nga Hani i Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …