Në Viti u shënua – Dita e Tokës

Me rastin e 22 Prillit-Ditës së Tokës, në Viti janë zhvilluar disa aktivitete, që shënuan edhe përmbylljen e aksionit 22 ditor të pastrimit në komunën e Vitisë. Megjithatë, organizatorët dhanë mesazhe për qytetarët që të rritet përgjegjësia e mbajtjes së një ambienti të pastër e të shëndosh edhe pas këtij aksioni. Ky aktivitet për nderë të Ditës së Tokës, u karakterizua edhe me garën në çiklizëm për fëmijë, sikur se edhe për të rritur në shtegun Viti-Kabash-Binçë-Viti, organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport. Po ashtu, udhëheqësit komunal, nën organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë mbjellë fidane e lule në qytetin e Vitisë, ndërkohë që janë vendosur mesazhe për ruajtje të ambientit nëpër drunjë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …