Qeveria miraton koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës

Pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës.

Njoftimi u dha nga vetë Gashi, i cili tha se ky dokument ka për synim zhvillimin e politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore, digjitalizimin e dokumenteve etj.

“Njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet, të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, e posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit”, deklaroi ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …