Kryetari Begaj, priti në takim drejtorin regjional të policisë, kolonel Lumni Graishta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim me karakter njoftues dhe pune, drejtorin e Drejtorisë Regjionale të Policisë-Gjakovë, kolonelin Lumni Graishta, nënkolonelin Arben Paçarizi, shef i sektorit të operativës në regjionin e Gjakovës dhe komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqi. Në këtë takim, kryetari Begaj e ka uruar për detyrën, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, kolonelin Graishta, dhe i ka ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Komunës së Malishevës, në punën e Policisë së Kosovës. Nga ana tjetër edhe koloneli Graishta, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës dhe me të gjitha institucionet tjera shtetërore, ndërsa duke folur për sigurinë, ai tha se “bazuar në raportet policore, Malisheva është vendi më i qetë jo vetëm në regjionin e Gjakovës”. Sipas tij, “kjo është meritë e qytetarëve, e pastaj edhe puna e policisë dhe të gjitha institucioneve tjera”. Kryetari Begaj dhe zyrtarët policor, kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit  në mes të dy institucioneve, me qëllimin e vetëm, të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme, rendit dhe qetësisë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …