Ditës se personave të pagjetur të Kosovës

Nesër me disa aktivitete përkujtimore do të shënohet e 27 Prillit – Ditës se personave të pagjetur të Kosovës

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Shoqatën “27 Prilli 199 – Mejë” dhe Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare organizojnë shënimin e 27 Prillit – Ditës se personave të pagjetur të Kosovës. Në këtë ditë, në orën 9:00 vendosen kurora lulesh para obeliskut të të zhdukurve në Prishtinë. Ndërsa në orën 12:00 mbahet tubim përkujtimor në Kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës. Kurse në orën 19:00, në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe mbahet tubim për 64 të pagjeturit nga ky fshat. Ky aktivitet është bërë i mundshëm nga SHGV-KRUSHA, Kryesia e fshatit dhe familjarët.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Është e dhimbshme dhe e turpshme  sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj mos …