Fatmir Limaj thotë se nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje me Serbinë për sa kohë që nuk ndriçohet fati i të pagjeturve

Fatmir Limaj thotë se nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje me Serbinë për sa kohë që nuk ndriçohet fati i të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka bërë homazhe tek obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit- Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. Me këtë rast ai ka thënë se në këtë ditë kujtojmë se në çfarë dhimbje ka kaluar ky vend për të ardhur të liria. Limaj ka thënë se është një moment për të rikonfirmuar vendosmërinë që këtë plagë tash e 20 vite të pashëruar është momenti i fundit kur shteti i Kosovës në çfarëdo bisedime me Serbinë duhet t’i ketë dy parakushte. Më tutje ai i ka siguruar familjet e të pagjeturve se nuk do të ketë kurrfarë marrëveshje me Serbinë për sa kohë që nuk ndriçohet fati i të pagjeturve.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …