Nga shtatori i këtij viti në 29 shkolla të Kosovës në nivelin parauniversitar fillon pilotimi i mësimit tërëditor

Nga shtatori i këtij viti në 29 shkolla të Kosovës në nivelin parauniversitar fillon pilotimi i mësimit tërë ditor

Nga shtatori i këtij viti, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është duke synuar të nisë pilotimin e mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivelin parauniversitar. Mësimi tërëditor është planifikuar të pilotohet në shkollat të cilat punojnë vetëm me një ndërresë. Fillimin e këtij procesi MASHT-i e kishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar, por që kishte dështuar në mungesë të mjeteve financiare për hapësira të mjaftueshme për mësim, hapësira relaksuese për nxënës, ushqim dhe kuzhina për ngrënie. Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, ka konfirmuar se plani i MASHT-it është që mësimi tërëditor të nisë në secilën komunë me nga një shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …