Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Mustafa: Është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë nëse nuk krijohet një zë i unifikuar i Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për takimin e Berlinit, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës. Ai përmes një postimi, ka shkruar se deklaratat e kryetarit Thaçi se atje do të zgjidhë problemin e liberalizimit të vizave dhe atë të Kosovës Lindore si dhe ato të kryeministrit Haradinaj për tarifat dhe kufijtë ishin për konsum të brendshëm, dhe u shuan ende pa u kthyar ata në Kosovë. “Është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë, në qoftë se paraprakisht nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe i opozitës dhe pozitës për këtë çështje. Për një zgjidhje të tillë duhen të ndodhin zgjedhjet sa më parë në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Për 12 orë, afër 13 mijë turist drejt Shqipërisë vetëm nëpermjet një pike doganore

Numri i turistëve që nisen drejt Shqipërisë sa vjen e rritet. Fluks i jashtëzakonshëm është …