Thaçi: Ilaz Kodra e ka dëshmuar vendosmërinë e luftëtarit dhe komandantit të gatshëm për t’u flijuar për çlirimin e atdheut

Thaçi: Ilaz Kodra e ka dëshmuar vendosmërinë e luftëtarit dhe komandantit të gatshëm për t’u flijuar për çlirimin e atdheut

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se njëzet vjet më parë ra heroikisht njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra. “Ai denjësisht drejtoi Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës, duke dëshmuar vendosmërinë e luftëtarit dhe komandantit të gatshëm për t’u flijuar për çlirimin e atdheut. Lavdi Heroit të Kosovës, komandantit Ilaz Kodra dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

NATO: Nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim për reduktimin e trupave amerikane në Kosovë

NATO ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shqyrtim …