leoni

Kryekuvendari Veseli, shprehet se amaneti i dëshmorëve nuk na lejon të bëjmë asnjë hap prapa

Kryekuvendari Veseli, shprehet se amaneti i dëshmorëve nuk na lejon të bëjmë asnjë hap prapa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se amaneti i dëshmorëve nuk lejon që të bëhet asnjë hap prapa, por të ruhet shteti i pavarur e sovran i Kosovës, duke punuar edhe më shumë në zhvillimin dhe përparimin e tij. Në kujtim të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Selmanaj, kryeparlamentari Veseli tha sot në Gllogjan se vetëm disa javë para shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, anekënd vendit po kujtohen dhe nderohen dhembja, sakrifica dhe të rënët në altarin e lirisë. “Jemi sot këtu, në Gllogjanin e lirisë, në Gllogjanin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjanin e Luanit, Shkëlzenit e të dhjetëra dëshmorëve të tjerë, për të kujtuar një hero të Kosovës, një djalë të ri, Agim Selmanaj. Agimi nuk ishte më shumë se 20 vjeçar dhe në vend që të merrte mjetet e mësimnxënies, atij iu desh që të merrte në duar armët e lirisë. Sepse kjo ishte thirrja e atdheut. Në vend që të gëzonte jetën, vetëm 20 vjeçar, ai u desh që të jepte jetën për lirinë e Kosovës. Ky është çmimi i sakrificës sonë, ky është çmimi i shtetit tonë”, theksoi Veseli. Ai shtoi se të gjallëve sot, kjo sakrificë, si amanet i këtyre njerëzve, dëshmorëve e të rënëve si Agimi, nuk na i lë që për asnjë hap, për asnjë milimetër të lëvizin prapa.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …