Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it amerikan, kolonelin Vernon Simpson

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it amerikan të Kampit Bondsteel, kolonelin Vernon Simpson me bashkëpunëtorë.  Me këtë rast, gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi kolonelin Simpson për ndihmën që Ushtria Amerikane e vendosur në Bondsteel po jep për FSK-në dhe në veçanti për Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj. Koloneli Simpson, prej se ka marrë detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan në Bondstell, që nga korriku i vitit 2015, ka rritë nivelin e bashkëpunimit me FSK-në, si në fushën e trajnimit, arsimimit, planifikimit, mbështetjes logjistike etj. Komandanti Rama, i dha mirënjohje kolonelit Simpson, me motivacionin për bashkëpunim dhe ndihmë të pakursyer në ngritjen profesionale të FSK-së. Vernon Simpson e falënderoi komandantin e FSK-së për bashkëpunimin e deritashëm, duke i premtuar thellimin e këtij bashkëpunimi edhe me komandantin e ri në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …