Më 7 maj 2019 në Gjakovë mbahet Akademi përkujtimore në kujtim të 20-vjetorit të “Epopesë së Çabratit”

Më 7 maj 2019 në Gjakovë mbahet Akademi përkujtimore në kujtim të 20-vjetorit të “Epopesë së Çabratit”

Më 7 maj do të mbahet Akademi përkujtimore në kujtim të 20-vjetorit të “Epopesë së Çabratit”. Kjo Akademi do të mbahet në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit Komunal të Gjakovës si dhe të ish-brigadës së UÇK-së 137 “Gjakova”. Për nder të “Epopesë së Çabratit” më 5 dhe 6 maj do të organizohen edhe aktivitete të tjera kulturo-sportive.  Ndërsa të martën me 7 maj 2019 në orën 10:00 bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe martirëve. Kurse në orën 17:00 mbahet Akademia solemne në Sallën e Madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …