Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Zotimi i Veselit për formimin e një Tribunali Special, për krimet e kryera nga Serbia është i pamundur

Zotimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se së shpejti do formohet Tribunali Special, për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, po vlerësohet si i pamundur nga avokati Tomë Gashi. Ai ka thënë se propozimi i Veselit nuk mund të bëhet. Për këtë avokati Gashi, ka pasur edhe një shpjegim.“Treni ka ikur moti. Për të bërë diçka serioze në aspektin e mekanizmave ndërkombëtar, ka qenë më 3 gusht të vitit 2015, ku kemi votuar një gjykatë speciale, e cila po ashtu është tribunal special dhe po ashtu e ka selinë në Hagë”, ka thënë Gashi. Ai ripërsërit që momenti i fundit për formimin e një tribunali për ndjekjen e krimeve të Serbisë në Kosovë, ka qenë dita kur është formuar Gjykata Speciale, që do të hetojë pretendimet e Serbisë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Mirëpo, Gashi thotë se ky shans është lëshuar qëllimisht nga deputetët që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale. Atëherë është dashur që të hiqet etniciteti dhe të ndiqeshin të gjithë ata që kanë kryer krime, pa përjashtuar asnjë etni. Aty është dashur që të futet edhe etnia serbe, shtoi avokati Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …