Organizata TOKA organizon Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“

Organizata TOKA organizon Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“

Organizata TOKA po organizon Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“, e cila do të mbahet me datën 4 maj 2019 në Hotel Sirius, Prishtinë. Qëllimi i kësaj konference është të njoftojë akterët kryesorë të sistemit të edukimit, dhe persona të tjerë të interesuar në punë vullnetare me programin e Vullnetarizmit Edukativ. Vullnetarizmi Edukativ është qasje pedagogjike e cila gërsheton punën vullnetare me mësim. Kjo qasje pasuron përvojën e mësimit gjatë punës vullnetare, zhvillon shkathtësi që kërkohen nga tregu i punës dhe ndikon në krijimin e përgjegjësisë qytetare. Organizata TOKA deri më tani ka trajnuar rreth 40 mësimdhënës dhe mentorë nga e gjithë Kosova, të cilët udhëheqin grupe vullnetare në tetë komununa të Kosovës, duke realizuar projekte të cilat përmirësojnë komunitetet ku ata jetojnë. Për shembuj të projekteve të realizuara, klikoni këtu: Shembulli 1 – fshati Çirez, Skenderaj, Shembulli 2 – Shtëpia e pleqve, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …