Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ideja për shkëmbim të territoreve mund të bisedohet vetëm pas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së ndërsjellë, duke saktësuar se një ide e tillë, pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit. Kosova fillimisht do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur Pavarësia. Pas njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve, nëse ka vullnet pastaj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferenca e Helsinkit nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive …