Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me delegacionin e komunave të Arbreshëve të Italisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me delegacionin e komunave të Arbreshëve të Italisë

Kryeministri Haradinaj është takuar me delegacionin e komunave të Arbreshëve të Italisë. “Ne dëshirojmë të ju ndihmojmë dhe përkrahim sikurse në ruajtjen e gjuhës, traditave e zakoneve, por po ashtu duam që të ndërlidhim dhe shkëmbejmë në ekonomi, kulturë, e njëkohësiht edhe në ndjenja njerëzore të dashurisë”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij, në pritjen e organizuar nën patronatin e kryeministrit​ për delegacionin e komunave të Arbërshëve të Italisë.

Pasi falënderoi të pranishmit, kryeministri Haradinaj tha se beson shumë se lidhja jonë me arbëreshët nuk është vetëm lidhje e gjakut mes shqiptarëve, por kjo ëstë një lidhje edhe e shqiptarëve në Itali. “Pra kur lidhemi ne me ju arbërëshet, me kombin, me shqiptarët kudo që jemi, atëherë e kemi lidh edhe më shumë Italinë më shqiptarët dhe besoj shumë se institucionet e Italisë jo vetëm që do ta përkrahin këtë lidhjen tonë, të njerëzve të gjakut, heronjtë që ekzistojnë të shqiptarët që në qindra vjet kanë ruajtur traditën dhe vlerat e veta dhe i qëndruan përkrah heroit tonë Gjergj Kastriotit por edhe të atyre që e kanë ruajtur kujtesën, dinjitetin dhe atyre që edhe sot na nderojnë me vlerat kulturore” shtoi kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …