Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar urimin e bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë. Hoti uron që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejt. Ai madje ka edhe një këshillë për Haradinajn e zyrtarët e tjerë të qeverisë së tij. “Unë uroj të ndodh shumë shpejtë kemi punuar shumë që të ndodh. Por unë kam një këshillë që të mos ngutet as kryeministri askush tjetër se edhe disa zyrtarë tjerë janë ngutur por kanë parë që janë disa gjëra që shkojnë përtej vullnetin e tyre, është vendim i madh komplet bashkësisë evropiane dhe ne duhet të presim”, ka thënë ai. Deputeti i LDK-së ka thotë se Kosovës i duhet një konsensus i brendshëm. Samiti i Berlinit, sipas Hotit, ka mbyllur një çështje të dëmshme për Kosovën, atë të korrigjimit të kufijve. Derisa të pakuptimtë e ka quajtur udhëheqjen e proceseve nga partitë të cilat as në Kuvend nuk e kanë shumicën parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Në Bruksel u mbajt takimi tre-palësh mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Pas takimit në Bruksel, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se në …