Ambasada e Amerikës

Ambasada amerikane në Prishtinë mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë kanë thënë se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Amerika dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë dhe do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet. Njohësit e çështjeve politike spekulojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që Amerika  të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …