Ramush Haradinaj

Haradinaj: Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt rrugës së kufijve

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj dha  një konferencë për media. I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, kryeministri u shpre: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, etj, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre. Besoj që e  kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare. Do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve”. Lidhur me  diskutimet e ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit tha: “Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …