Zv.ministri Dukolli ka uruar këngëtaren Nexhmije Pagarusha me rastin e 86 vjetorit të lindjes

Zëvendësministri i punëve të Jashtme Çerkin Dukolli, në një postim të tij në facebook e ka uruar këngëtaren Nexhmije Pagarusha me rastin e 86 vjetorit të lindjes. Zv.ministri Dukolli, në postimin e tij ka shkruar: Urime ditëlindjen e 86- të, zëri suprem i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha.

Simbol, ikonë, divë e skenës së muzikës shqipe, janë fjalë të pakta për të përshkruar kontributin tëndë ndër vite përmes këngës që ja dedikove popullit tëndë brenda gjeografisë shqiptare.

Nexhmija dhe “Baresha” e papërsëritshme janë pjesë e identitetit tonë kulturor.

Përherë mirënjohës për vlerat artistike dhe tashëgimin e çmuar që na dhurove.

Krenar që u rritëm dhe po jetojmë me këngët tuja.

Urime.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …