Ministri Pacolli: Shteti serb të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të Policisë së Kosovës

Pacolli: Me paradën ushtarake Serbia vetëm tregoi se mbetet kërcënim rajonal dhe me mentalitet të Millosheviçit

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli që njëherit është edhe zëvendëskryeministër i vendit ka reaguar për paradën ushtarake serbe e cila është mbajtur dje në Nish. Pacolli ka thënë se veprimi i Serbisë tregon se mentaliteti i Millosheviqit është ende i gjallë në Beograd. Ai gjithashtu është shprehur se me parade ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgohet botës është se Serbia mbetet kërcënim për stabilitetin në rajon. “Serbia duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe në evropianizimin e saj.  Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgon botës është se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd. Ne kërkojmë reagim ndërkombëtar kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës”, ka shkruar Pacolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …