leoni

BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Kirurgët e QKUK-së kanë hequr dorë nga greva si formë e shprehjes së pakënaqësisë për mosrritjen e pagave

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hequr dorë nga greva si formë e shprehjes së tyre të pakënaqësisë për mosrritjen e pagave. Kolegjiumi i kirurgëve, më 15 shkurt, dy muaj pasi kanë refuzuar të ofrojnë shërbime, patën dalë me deklaratë të përbashkët ku i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që t’i plotësojë kërkesat e tyre më së largu deri më 6 maj. Ndonëse ka kaluar gati një javë nga konsumimi i afatit të “ultimatumit” dhe nuk janë përmbushur kërkesat e tyre, kirurgët kanë thënë se nuk do t’u rikthehen grevës dhe se për realizimin e kërkesave do të përdorin të tjera metoda proteste. Përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina, ka thënë se ndonëse kanë kaluar gati 3 muaj, ende nuk kanë asnjë informatë nga Ministria e Shëndetësisë për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …