Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Ramush Haradinaj: I papranueshëm është keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Kosovës nga autoritetet serbe

Autoritet serbe kanë ndalur dy zyrtarë serbë nga Kosova Srdjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit Haradinaj dhe Srecko Spasiq këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, te pika kufitare Dheu i Bardhë. Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai është shprehur se është i papranueshëm keqtrajtimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. “I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomacia e Kosovës në vakum: vizita paralele, pa koordinim e pa lobim aktiv në SHBA

Zhvillimet e fundit diplomatike kanë nxjerrë në pah një tablo të paqartë dhe të fragmentuar …