Zjarrëvënësit e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe në godinën e Kuvendit

Zjarrëvënësit e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe në godinën e Kuvendit

Simpatizantët e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe ndaj godinës së kryesisë së kuvendit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një pjesë të godinës, por janë shuar më tej nga agjentët e gardës të pajisur me fikëse zjarri. Shumë shishe të mbushura me lëndë shpërthyese u hodhën në vazhdimësi më herët, ndaj godinës së kryeministrisë, ky pjesa e derës hyrëse në godinë, shpërtheu në flakë, ndërkohë që Basha mbante fjalimin sikur asgjë nuk po ndodhte. Por viktimë e zjarrit ka rënë edhe një protestues, i cilit i morën flake rrobat, por që u shpëtua nga policia e cila ndërhyri dhe shoi zjarrin. Nga konfrontimet  dhe gjuajtja e protestuesve me shishe molotov janë plagosur 12 policë të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …