GAP publikoi raportin: “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”

GAP publikoi raportin: “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”

Instituti GAP organizoi konferencë për media ku publikoi raportin “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”. Ky raport prezanton një vlerësim të efekteve të taksës në prodhimet vendore, çmimet e ushqimit dhe tregtinë me vendet tjera. Të gjeturat e raportit tregojnë se brenda pesë muajve që nga vendosja e taksës 100%, importet nga Serbia shënuan një rënie prej 88% (160 milionë euro), kurse importet nga Bosnja dhe Hercegovina u zvogëluan për 83% (24 milionë). Përfituesit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe ishin Sllovenia, Izraeli dhe Turqia të cilat patën ngritje të madhe të eksportit në Kosovë Përkundër rënies së importit nga Serbia dhe Bosnja, deficiti tregtar i Kosovës është rritur. Kjo nënkupton se prodhuesit vendorë nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë mundësitë e taksës siç është menduar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …