Vendimet që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Vendimet që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ka përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.  Kështu, Kryesia vendosi që nesër në orën 10:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 40 deputetëve, për të diskutuar lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr. 06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. Të mërkurën, ndërkaq, më 15 maj, do të vazhdojë seanca me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Të enjten, më 16 maj, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë të rregullt plenare, në të cilën do të shqyrtohet iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli, për Tribunalin për gjenocidin serb në Kosovë.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, dhe më pas formimi i Komisionit shtetëror për lansimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë. Pika të tjera të kësaj seance do të jenë: vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish-Tjegullorja, ndërtimi i Memorialit të dëbimit, te Stacioni hekurudhor i Prishintës, si dhe caktimi i Ditës së Gjenocidit. Një seancë e veçantë e Kuvendit do të mbahet më 21 maj, për të përkujtuar masakrën e Dubravës, në 20-vjetorin e saj. Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. ​

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …