20 vjet nga Maskra e Qyshkut ku forcat policore e ushtarake serbe vranë dhe masakruan barbarisht 44 shqiptarë

20 vjet nga Maskra e Qyshkut ku forcat policore e ushtarake serbe vranë dhe masakruan barbarisht 44 shqiptarë

Masakra e Qyshkut ka ndodhur më 14 maj 1999. Në këtë masakër u vranë dhe u masakruan barbarisht 44 meshkuj. Kjo masakër ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar i ashtuquajtur “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd. Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë. Policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër, gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete,kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i kanë djegur. Fshati është rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty janë dëbuar më shumë se 400 civilë. Me rastin e shënimit të përvjetorit të 20 të kësaj masakre mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në orën 16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …