Haradinaj: Universiteti i Prishtinës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë

Haradinaj: Universiteti i Prishtinës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me rektorin UP-së Marian Dema me të cilin ka folur për planifikimin e avancimit të Universitetit të Prishtinës.  Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë që UP është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë. “Universiteti i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marjan Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës. Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …