Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Hoxhaj: Samiti i Parisit është vendimtar nëse do të kemi një marrëveshje me Serbinë këtë vit

Zëvendëskryeministrit i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Samiti i Parisit është vendimtar nëse do të kemi një marrëveshje me Serbinë këtë vit apo të dështoj. Ai ka theksuar se në kryeqytetin francez do të duhej të projektoheshin parimet e qarta të dialogut. Këto komente Hoxhaj i ka bërë gjatë një bisede me vijues të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për vizite studimore në Prishtinë. “Viti 2019 është një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë por edhe një shansë e humbur nëse Samiti i Parisit nuk i projekton parimet, pritjet dhe parametrat e qartë rreth dialogut. Për këtë qëndrim dhe tema të tjera bisedova me një grup vijuesish të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë. Theksova se Kosova është e interesuar dhe e përgatitur për të arritur një marrëveshje dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet një bashkëveprimi të SHBA-së dhe BE-së. Por fare lehtë, kjo mundësi e madhe e këtij viti mund të kthehet edhe në një zhgënjim të madh, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …