leoni

Nënshkruhet Marrëveshje mes Komunës së Malishevës dhe Bashkësisë Islame në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin  e Komunës së Malishevës. Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim mortor është 230 euro, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të komunës së Malishevës. Mbulimi i shpenzimit për shërbimet e varrimit, sipas kësaj marrëveshjeje, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me pagesën e anëtarësisë ndaj Bashkësisë Islame, çështje e cila edhe më tutje mbetet në raportet e deritanishme të qytetarëve me Bashkësinë Islame. Kuvendi i Komunës së Malishevës gëzon të drejtën e shkëputjes së njëanshme të marrëveshjes, në rast se Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë nuk përmbush obligimet e veta sipas nenit 2 dhe 5 të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja fillon së zbatuari prej datës,01.01.2019 dhe përfundon, më 31,12. 2020

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …