Gjermania

Budenstagu do të vendos lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Union

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union. Mihael Rut, Sekretari i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane i është drejtuar me anë të një letre Budenstagut. Ministri gjerman shkruan se “pas dakordësisë në konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 qershorit, në vitin 2018, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që përcaktoi datën për hapjen e negociatave në qershor 2019 dhe kemi kërkuar rezultate më të prekshme për Progresin mbi reformat për Shqipërinë në pesë fushat kryesore të drejtësisë, Administrata Publike, Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe të drejtat e njeriut”. Qeveria federale është e mendimit që Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas publikimit të raporteve për vendet, do të vlerësohet se sa korrespondon analiza e Komisionit të BE-së për Rishikimin e Reformës me vlerësimin e Qeverisë Federale dhe do të informojë Bundestagun gjerman rreth qëndrimit të tyre”, shprehet Rut.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …