leoni

OEAK: Sundimi i ligjit dhe tregtia e brendshme, mbeten ende brengë për prodhuesit kosovarë

OEAK: Sundimi i ligjit dhe tregtia e brendshme, mbeten ende brengë për prodhuesit kosovarë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se deficiti tregtar në fund të vitit të kaluar ka arritur shumën 2,7 miliardë euro, ndërkohë që kjo shifër pritet të arrijë deri në 3 miliardë euro. Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, në tryezën e organizuar me temën “Indeksi i zhvillimit të sektorit të prodhimit”, tha se në një hulumtim të kësaj Ode del se sundimi i ligjit dhe tregtia e brendshme, mbeten ende brengë për prodhuesit kosovarë. Zeka tha se rekomandimet në këtë analizë janë të bazuara edhe në studimet paraprake të OAEK, për çka ai ka rekomanduar vazhdimin e masave të reja fiskale e po ashtu edhe në krijimin e lehtësirave tatimore. Visar Hapçiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtime Ekonomike të Odës Amerikane, tha se për këtë studim, kanë kryer anketat me 40 kompani prodhuese nga rajone të ndryshme të Kosovës, ku pjesëmarrjen më të madhe kanë pasur kompanitë nga rajoni i Prishtinës dhe Prizrenit. Megjithatë, sundimi i ligjit dhe tregtia e brendshme, mbeten ende brengë për prodhuesit kosovarë. Hapçiu  thotë se indeksi i sundimit të ligjit është 4,19 e tregtia e brendshme me 4,38, ku si të tilla janë më pak të vlerësuara nga respodentët Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky studim i adreson pikërisht fushat, të cilat duhet të përmirësohen. Sipas tij, Kosova vazhdon të ketë pozitë të qëndrueshme makrofiskale, me borxh më të ulët publik në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …