Fatmir Limaj ka takuar sot Kryesinë e Nismës Socialdemokrate të degës së kësaj partie në Malishevë

Fatmir Limaj ka takuar sot Kryesinë e Nismës Socialdemokrate të degës së Malishevës

Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë. Në këtë mbledhje ishte prezent edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj. Ky i fundit i njoftoi drejtuesit e Degës së Nismës në Malishevë për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe vizitën e tij zyrtare në Berlin. Sa i përket Nismës, Limaj ka thënë se partia që drejton tanimë ka kaluar në nivel tjetër dhe sondazhet e konfirmojnë këtë. Ai ka falënderuar strukturat e Nismës në Malishevë për punën dhe angazhimin e tyre në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj komune si dhe fuqizimit të partisë. Në anën tjetër, kryetari Limaj u njoftua nga drejtuesit e degës së Nismës në Malishevë se po i bashkohen çdo ditë intelektualë të shquar të kësaj komune, si dhe qytetarë të shtresave e gjinive të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …