Ministri Ismaili thotë se qytetarët e prekur nga për të prekurit nga sëmundjet e rralla do të kenë përkujdesje institucionale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në simpoziumin e parë të Shoqatës për sëmundje të rralla në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në simpoziumin e parë të Shoqatës për sëmundje të rralla në Kosovë. Gjatë këtij simpoziumi, ai tha se duke ditur peshën dhe barrën e madhe financiare që kanë për pacientin dhe familjet e tyre, sëmundjet e ralla meritojnë një trajtim më serioz institucional se që ka pasur deri më tani. Më tutje, ministri Ismaili tregoi se Ministria e Shëndetësisë më 2018 ka ngritur Grupin e punës për hartimin e Koncept Dokumentit për Sëmundjet e rralla, duke synuar gjetjen e rrugës më të mirë dhe më pragmatike, për të adresuar nevojat e këtij grupi të ndjeshëm të popullatës. Pjesë e këtij plani të veprimi do të jetë plotësim-ndryshimi i Ligjit për shëndetësi, konkretisht përfshirja e dispozitave ligjore për rregullimin e fushës së Sëmundje të rralla në Kosovë, e që tashmë është afër përfundimit, themelimi i Qendrës së veçantë për Sëmundjet e Rralla, në kundër të shërbimit shëndetësor publik terciar dhe emërimi i një koordinatori nga MSh për Sëmundje të rralla për krijimin e komunikimit institucional dhe bashkëpunimit me Qendrat në shtetet te BE-së, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …