U lansua faza e dytë e projektit, “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës”

U lansua faza e dytë e projektit, “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës”, projekt ky i Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Në vazhdën e angazhimeve të përbashkëta të Ministrisë së Punë dhe Mirqenies Sociale, Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse synon zvogëlimin e varfërisë në vend, duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në tregun e punës përmes punësimit të tyre, duke u fokusuar në fuqizimin e cilësisë dhe relevancën e programeve të arsimit dhe aftësimit profesional, në harmoni me nevojat e tregut të punës. Gjithashtu, projekti synon përshtatjen e kornizës legjislative dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, si parakusht për rritjen e punësueshmërisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …