leoni

Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Haradinaj: Aksioni i sotëm në veri është kundër individëve të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në katër komunat në veri të vendit. Ai ka thënë se ky aksion është i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. “Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.  Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.  Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Kosova plotëson kriteret për anëtarësim në Këshillin e Europës, hapi i ardhshëm duhet të jetë pranimi në NATO

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë deklarata të rëndësishme duke theksuar se Kosova plotëson …