Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka bërë thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave të huaja nga Afganistani. Ai priti në Moskë një grup që përfaqësonte talibanët por të ftuar në takim ishin edhe ish-presidenti afgan, Hamid Karzai dhe ambasadori i Afganistanit në Rusi, Latif Bahand. “Rusia është e bindur se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Afganistan. Mënyra e vetme për të arritur paqen është përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, deklaroi Lavrov. “Ne bëjmë thirrje për tërheqje të plotë të forcave të huaja. Ne po i bëjmë thirrje të gjitha palëve afgane që të fillojnë sa më shpejt bisedimet me një përfshirje të gjërë të forcave shoqërore dhe politike”, tha Lavrov, duke përshëndetur pjesëmarrjen e delegacionit taliban në ngjarja, pavarësisht faktit se grupi militant është emëruar si organizatë terroriste nga ana e Rusisë. Takimi në Moskë mbahet në kohën kur Shtetet e Bashkuara po i japin shtytje arritjes së një marrëveshjeje paqeje me talibanët. Përfaqësuesi i SHBA-së, Zalmay Khalilzad ka zhvilluar disa herë bisedime me talibanët. Negociatat janë mbajtur në Katar. Palët kanë bërë përparim në bisedime por talibanët kundërshtojnë negociatat e drejtëpërdrejta me qeverinë afgane. Khalilzad i ka mirëpritur përpjekjet e Rusisë në këtë proces paqeje pavarësisht se disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se Moska po e promovon vetën si një fuqi ndërmjetësuese për të sfiduar procesin e paqes të nisur nga SHBA-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …