Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Kombi duhet ta njohë, ta respektojë dhe ta realizojë parimin e Ligjit

Parimi i Ligjit është moraliteti njerëzor, ruajtja e tij dhe përpjekja e vazhdueshme për dinjitetin, për lirinë dhe respekti vëllazëror, dashuria e ndjesia shpirtërore për të ndjerë dhimbjen e fatkeqësinë edhe të të tjerëve, të të afërmve familjarë së pari, të rrethit shoqëror dhe të bashkëkombasve të tu. Parimi i Ligjit është kufizim i lirisë dhe i pushtetit të më të fortëve me qëllim që atyre t’u pamundësohet ushtrimi i padrejtësisë mbi të tjerët dhe rrëshqitja dhe rënia e tyre  në amoralitet korruptiv e materialist që e dehumanizojnë natyrën njerëzore.

Ligji, Kushtetuta e ndërton shtetin, dhe zbatimi i tij nga pushteti dhe nga drejtësia e vë në funksion si shtetin ashtu edhe shoqërinë e atij shteti.

Sipas Ligjit primare dhe kryesore janë  Njeriu,  Kombi dhe Shteti. Aty ku realizohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut, e drejta shtetërore, pra aty ku sundon Ligji moral dhe human, aty nuk ka vënd për padrejtësinë, dhe prej aty njerëzit nuk largohen.

Njerëzit largohen prej atij vëndi kur ai vënd është në konflikt e luftë si  dhe prej atij vëndi ku padrejtesitë e kanë sfiduar Ligjin.

Fatkeqësisht shqiptarët largohen sot nga Shqipëria dhe nga Kosova prej padrejtësive dhe pasigurisë. Dhe aq shumë largohen nga atdheu, sa që Shqipëria, eksodi i shqiptarëve krahasohet me vënde të cilat janë në konflikte civile të armatosura.

Por politika e pushteti, politikanët dhe pushtetarët shqiptarë si në Shqipëri dhe në Kosovë janë në letargjinë anakronike  dhe në kundërkohë sepse ato kuptojnë, dëshirojnë dhe veprojnë të kundërtën. Pushteti dhe politika shqiptare mendojnë e veprojnë  atë se: ata duhet të rrëmbejnë edhe prerogativat, atributet e të drejtat e popullit, shtetit dhe të kombit, dhe madje marrëzia e tyre shkon përtej edhe asaj sa që ata pretendojnë të jenë mbi popullin, mbi ligjin dhe mbi shtetin.

Ky është konflikti permanent dhe i vazhdueshëm që ka individi, shoqëria moderne shqiptare me politikën dhe me pushtetin.

Pse vuajnë shqiptarët, pse janë të varfër, pse janë të papunë, të pasigurtë dhe pse vetëm sa largohen nga atdheu,nga mëmëdheu i tyre?!

Kombi është si një fis i madh i cili jeton dhe e ndërton jetën, mirëqënien dhe sigurinë  e tij në tokën e tij, në atdheun e tij, në mëmëdheun e tij.

Kombi lufton, përpiqet dhe ndërton shtetin e tij.

Kombi qeveriset nga pushteti dhe nga bijtë e bijat e tij më të mirë, nga baballarët e tij të cilët duhet t’i shërbejne atdheut si shërbëtore dhe ta mbrojnë atdheun e shqiptarëve si ushtarët më besnikë të tij.

Kombi shqiptar gjithë jetën e tij, në shekuj ka sakrifikuar e luftuar për lirinë ,pavarësinë dhe për shtetin e tij në tokën e tij të bekuar e të pasur kundër armiqve e barbarëve të cilët gjithmonë kanë synuar asgjësimin e shqiptarëve, pastrimin e trojeve shqiptare nga shqiptarët, genocidin dhe asimilimin e tij.

Shqiptarët, edhe pse sot kur kanë atdheun dhe shtetin e tyre të pavarur largohen nga atdheu, largohen nga streha, nga shtëpia e tyre e madhe dhe e përbashkët. Shqiptarët largohen të detyruar nga pushteti i keq nga pushteti i qeverisjeve shpirtliga, të pamëshirshme, pasi janë qeveritë shqiptare ato të cilat kanë uzurpuar mëmëdheun e shqiptarëve; janë politika e politikanët shqiptarë ata të cilët janë mbi sovranin dhe mbi popullin dhe të cilët e përdorin  dhe e shpërdorojnë, e vjedhin, e grabisin dhe e shfrytëzojnë popullin e vet për interesin e vet, duke vepruar në kundërshti me parimin e Ligjit.

Janë ata të cilët ua bëjnë të padurueshme dhe sketerrë jetën shqiptarëve. Janë ata që kanë kapur shtetin dhe që keqqeverisin me pushtetin e tyre të keq, dhe që prej zullumeve, prej padrejtësive dhe prej poshtërsive të pushtetit e të politikës shqiptarët braktisin shtëpinë e tyre, Shqipërinë, atdheun e tyre.

Zotëruesi dhe sundimtari i atdheut është populli, por atë e ka shfronësuar  pushteti dhe e politika.

Sunduesit e shtetit në Shqipëri nuk janë ata të cilët duhet të jenë ushtarë dhe shërbëtorë e tij.

Sunduesi në Shqipëri janë  politika dhe pushteti të cilat janë  mbiligji,  mbishteti dhe mbi sovrani. Dhe prej hijes së kësaj fantazme shqiptarët ikin e largohen nga mëmëdheu.

Atdheu dhe Shteti janë dhe i përkasin  popullit,  dhe se pushteti, edhe qeversjet janë ligje të popullit për t’i shërbyer popullit, atdheut dhe shtetit të tij.

Dhe populli ka të drejtë që t’i dëbojë, t’i kontrollojë, t’i ndëshkojë qeverisjet dhe që edhe t’i ndryshojë e të ndërrojë  ligjet dhe qeverisjet.

Kur pllakos padrejtësia, populli duhet t’i kundërvihet, t’i rezistojë, ta kundërshtojë , ta sfidojë e ta mposhtë atë. Kjo është e motivuar edhe moralisht dhe e justifikuar edhe nga Ligji e Drejtësia.

Dhe kush është kjo njerka e ligë dhe e pamëshirshme që ua ka zënë dhe okupuar begatinë, lumturinë dhe shtëpinë shqiptarëve?

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …