Zgjedhja e kryetarit të Parlamentit Evropian mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis ligjvënësve të BE-së

Zgjedhja e kryetarit të KE-së mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis ligjvënësve të BE-së

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani tha se kreu i ri i Komisionit Evropian (organi kryesor ekzekutiv i BE-së) duhet të zgjidhet nga kandidatët e paraqitur prej grupeve parlamentare. Kjo mund të ngjallë përplasje mes parlamentit dhe disa udhëheqësve të BE-së që kanë kërkuar një mundësi të zgjedhjes më të gjerë të pasuesit të Jean-Claude Juncker, kreut të deritashëm të Komisionit Evropian. Sipas rregullave, liderët e BE duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve për të zgjedhur një president të ri të Komisionit Evropian, por nuk do të thotë që duhet të zgjedhin kandidatët që i propozojnë grupet në parlamentin Evropian.

Parlamenti Evropian megjithatë do të duhet të miratojë kryetarin e ri dhe kjo mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis ligjvënësve dhe udhëheqësve të BE-së. Gjatë muajve të ardhshëm, BE-ja gjithashtu duhet të zgjedhë liderë të rinj për Këshillin e BE-së, parlamentin, Bankën Qendrore Evropiane dhe një shef-e të politikës së Jashtme. Tradicionalisht, zgjedhjet për ato pozita gjithmonë janë të ndërlidhura dhe i nënshtrohen debatit midis grupeve politike. Ndërkohë të martën në mbrëmje udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë rreth asaj se kush duhet të udhëheqë institucionet kyçe të bllokut të 28 shteteve për pesë vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …