Vincenzo Grasso

Autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin e Policisë së Kosovës në veri thotë zëdhënësi i KFOR-it, Vinçenco Grasso

Autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, më 28 maj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Vinçenco Grasso. I pyetur nëse autoritetet në Serbi e dinin këtë një ditë para operacionit, Graso u përgjigj: “Unë mendoj se ata e dinin”. “Gjatë operacionit ne kemi komunikuar me institucionet e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet serbe. Ne komunikojmë me ushtrinë (serbe) dhe jo Qeverinë’, tha Grasso. Për aksionin kemi ditur 10 ditë më parë mirëpo Vuçiç ka thënë se NATO i kishte njoftuar autoritetet serbe”, tha Grasso. Jam i habitur që të gjithë shprehen se  janë të befasuar. Ne vazhduam të komunikonim. Gjatë operacionit ka pasur një shkëmbim të vazhdueshëm informacioni dhe të gjithë janë informuar, ka saktësuar Grasso.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Mbështetja për krerët e UÇK-së është detyrim ndaj historisë sonë

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në …