Ushtria e Kosovës, përkrah ushtarakëve të NATO-s, zhvillon stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e menjëhershme - 19” në Kroaci

Ushtria e Kosovës, përkrah ushtarakëve të NATO-s, zhvillon stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e menjëhershme – 19” në Kroaci

Ushtria e Kosovës, përkrah ushtarakëve të NATO-s, po zhvillon stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e menjëhershme – 19” në Kroaci. Përpos Kroacisë, kjo stërvitje ushtarake e NATO-s do të zhvillohet edhe në Slloveni e Hungari, ndërsa do të përfundojë më 6 qershor. Rreth 1,600 ushtarakë nga Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Italia dhe Gjermania janë pjesë e kësaj stërvitje.  Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka shprehu krenarinë për Forcat e Armatosura Shqiptare të cilat po stërviten përkrah vëllezërve kosovarë dhe ushtarakëve të NATO-s. “Batalioni i II i këmbësorisë dhe Policia Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare “Përgjigje e menjëhershme – 19, në Kroaci vijojnë të tregojnë aftësitë dhe nivelin e lartë të përgatitjes përkrah ushtarakëve të NATO-s dhe vëllezërve nga Kosova, tha ministrja Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …