Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës e miraton formimin e Komisionit për Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pikë e rendit të ditës është edhe krijimi i Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. E në fillim të kësaj seance u propozua që të krijohet një komisionin i cili do ta ketë për bazë tekstin për Tribunalin që u është propozuar. Këtë e ka propozuar deputeti i PSD-së, Faton Topalli. “Mendojmë që kjo i tejkalon suazat e një partie prandaj jemi të interesuar që të kemi konsensus për këtë çështje. Propozimi konkret i imi është që Kuvendi i Kosovës të krijoj një komision parlamentar i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst, ti harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkërisht të ulemi dhe ta harmonizojmë një tekst që do të miratohet me shumicën në kuvend”, ka thënë Topalli. E ky propozim ka marrë votat pro të 62 deputetët të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …