Ali Ajeti

Në 30-vjetorin e rënies përkujtohet dëshmori, atdhetari e revolucionari i njohur, Ali Ajeti

Më 31 maj të vitit 1989 bie heroikisht,  Ali Ajeti, i burgosur politik atdhetar dhe revolucionar  i njohur i kohës. Lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Besianës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët kryenin  sulme kundër milicisë vrastare serbe. Më 30 maj të vitit 1989 ishte organizuar një demonstratë masive e shqiptarëve liridashës në Besianë, meqë gjatë atyre ditëve Kosovën po e vizitonte një delegacion diplomatësh nga Parlamenti Evropa, mbase  me qëllim për t’ u njohur për së afërmi me rrjedhat në Kosovë, pas pezullimit të Autonomisë  së Kosovës nga regjimi kriminal i Milosheviqit. Ali Ajeti i armatosur  printe në ballë të demonstratës masive e cila mori përmasa. Më 31 maj të po atij viti, militanti i lirisë, komandanti i “Çetës heroike të Llapit” Ali Ajeti bie duke luftuar trimërisht e heroikisht  kundër milicisë së Milosheviqit,  në fshatin Shtedim të Besianës, (ish-Podujevë). Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ali Ajetit u bë burim frymëzimi jo vetëm për bashkëveprimtarët e tij të ilegales, por edhe për tërë rininë militante të kohës.

Kontrolloni gjithashtu

Të hënën shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës për krime lufte

Të hënën, më 14 korrik, pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër …